Telegrafi

Shitjet e telefonave Nokia bien për 30 për qind

Edhe pse Microsoft tani e mban pronësinë e kompanisë Nokia, kësaj të fundit i kanë rënë të hyrat për 30 për qind nga rënia e shitjeve të telefonave të linjës Lumia dhe Asha.

Sipas Nokia’së, arsyeja kryesore për rënien e shitjeve të telefonave të saj është rënia e interesit të përdoruesve për pajisjet mobile të segmentit mesatar dhe atij të lirë.

Pas shitjes së biznesit të saj tek Microsoft, Nokia do të përqëndrohet në tri fusha të reja të biznesit të saj. Së fundmi, Nokia ka gjeneruar 119 milionë dollarë nga licencat e patentave, 12.8 milionë nga hartat HERE dhe 300 milionë nga njësia e saj e rrjetave. / Telegrafi /