Në tetor, shitjet e telefonave të mençur në nivel global u rritën me pesë për qind, për herë të parë në 27 muaj.
“Udhëheqësit e rritjes janë tregjet në zhvillim në Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe fillimi i sezonit të festave në Indi”, thuhet në njoftimin e raportuar nga CNBC.
Apple iPhone 15 u shfaq në treg në fund të shtatorit dhe efektet e para të shitjeve u ndjenë në tetor, transmeton Telegrafi.
Tregjet më të zhvilluara, ku ka ‘ngopje’ në shitjen e telefonave të mençur, shënojnë një rikuperim më të ngadaltë.
Bazuar në këto rezultate, pritet që tregu global i smartfonëve të rritet në tremujorin e katërt të 2023. /Telegrafi/