Telegrafi

Shitjet e tabletëve rriten për 6.7 për qind, Apple bie!

Shifrat e tremujorit të tretë të publikuara nga IDC sugjerojnë se tregu i tabletëve u rrit me 6.7 për qind gjatë atyre tre muajve, apo 49.5 për qind që nga periudha e njëjtë të vitit të kaluar.

Apple ishte përgjegjës për gjysmën e mbi 27.8 milionë dërgesave të tabletëve në mbarë botën, por ka humbur një sasi të konsiderueshme të tregut, duke rënë në 50.4 për qind nga 65.5 për qind në tremujorin e dytë.

IDC ia atribuon këtë rënie të konsumatorëve vonesave të lansimit të tabletit të të ri të Apple, modelit iPad Mini, ndërsa pret që disa nga blerësit e ardhshëm të tabletave do të zgjedhin modelet që bazohen në Android për shkak të çmimit relativisht të lartë të iPad Mini, çmimi fillestar i të cilit është 329 dollarë.

Samsung ishte i dyti në listën e prodhuesve, me mbi pesë milionë tableta të shitura, gjë që ka ndikuar që kompania të rris pjesën e tregut për 18.4 për qind, rritje kjo e nxitur kryesisht nga Galaxy Tab 10,1 dhe Galaxy Note.

Amazon dhe ASUS gjithashtu kishin një rritje solide, duke iu falënderuar modeleve si Kindle Fire dhe Nexus 7, ku secili prej tyre ka shitur rreth 2.5 milionë tableta. /Telegrafi/