Shifrat e shitjeve po publikohen dhe lajmet nuk janë të mira për Ford Mustang.
Vetura e qëndrueshme pati vetëm 44,003 blerës vitin e kaluar, duke e bërë zyrtarisht 2024 vitin më të keq për shitjet e Mustang në historinë e tij 60-vjeçare.
Shitjet kanë rënë deri në pikën ku Mustang Mach-E elektrik e tejkaloi atë me mbi 7,000 njësi, përcjell Telegrafi.
Por, kjo nuk është diçka e re.
Shitjet e Mustang kanë qenë në një rënie të vazhdueshme për vite me rradhë, me përjashtim të vitit 2023 kur shifrat u rritën pak.
Më parë, viti më i keq i shitjeve në rekord ishte 2022 me 47,566 njësi të shitura.
Është e paqartë nëse faktorë si furnizimi ose çështjet e prodhimit kanë kontribuar në rënien e madhe nga viti në vit. /Telegrafi/