Telegrafi

Shitjet e iPad pritet të bien deri në 40 për qind!

Një raport i ri hulumtues thotë se shitjet e iPad mund të bien deri në 40 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, pavarësisht nga fakti se Apple është përpjekur të tund shitjet e tabletëve të saj duke lansuar edhe iPad Pro dhe ka të ngjarë të nisë edhe iPad Air 3 muajin tjetër.

Raporti hulumtues parashikon që shitjet e iPad do të arrijnë në vetëm 9.8 milionë njësi në fund të TM1 2016, numri më i ulët që nga TM2 2011.

Nëse kjo ndodhë, iPad do të regjistrojë një rënie të shitjes prej 39.1 për qind nga TM4 2015 dhe rënie vjetore prej 20 për qind.

Rënia në shitjet e tabletëve nuk do të jenë të kufizuara vetëm me Apple. Raporti parashikon se 46.65 milionë tableta do të shiten në tremujorin e parë të vitit 2016 dhe kjo në vetvete do të jetë një rënie prej 28.6 për qind nga tremujori i kaluar dhe një rënie prej 8.6 për qind në krahasim me vitin e kaluar.