Çmimi i volitshëm, performanca dhe lehtësia e përdorimit janë disa nga arsyet që i kanë bërë laptopët Chromebook të suksesshëm.
Sipas Statista, mbi 5.4 milion njësi Chromebook janë shitur në vitin 2015.
Këta kompjuterë që punojnë me Chrome OS kanë tejkaluar shitjet e laptopëve Mac dhe janë bërë numër një në listën e laptopëve të shitur në Amazon.
Studimet e fundit i japing rëndësi Chromebook-ëve për të ardhmen e kompjuterëve.
Sipas Global Market Insights, numri i Chromebook-ëve të shitur do të arrijë në 17 milionë njësi në vitin 2023.
Deri tani, pjesa më e madhe e rritjes së shitjeve të këtyre pajisjeve është ndikuar nga sektori i edukimit.
Në 2014, mbi 60 për qind e Chromebook-ëve në SHBA është blerë nga ky sektor.