Site icon Telegrafi

Shitje rekorde e veturave në Zvicër

Në Zvicër ka një rritje të numrit të veturave të blera dhe të futura në qarkullim. Kështu, gjatë korrikut janë regjistruar afër 10 për qind më shumë vetura të reja se sa në korrikun e vitit 2014.

Edhe po u shikua numri i veturave të blera nga fillimi i vitit e deri tash, kemi një rritje. Kësaj here, 8%, bën të ditur federata Auto-Schweiz.

Shkaktari kryesor i këtij zhvillimi është ulja e çmimeve që kanë bërë importuesit e makinave për shkak të frangut të forcuar.

Kështu, përderisa blerësit shprehen të kënaqur me zbritje e çmimeve, importuesit dhe shitësit brengosen për faktin se u është ngushtuar marzha e fitimit nga importi dhe shitja e makinave. /albinfo/

Exit mobile version