Telegrafi

Shitje rekord e iPhone dhe iPad

Përfitimet neto, për vetëm tre muaj, ishin 7.31 miljardë $, pra 125% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Gjatë kësaj kohe janë shitur të paktën 20 milion iPhone dhe mbi 9 milion iPad.

Ndërkohë sa i përket shitjes së iPod-ëve, ato kanë pësuar një rënie me 20%. Për shkak të kësaj statistike, Apple po mendon një ndryshimi të këtij modeli. /Telegrafi/