Site icon Telegrafi

Shitje e mirë e iPhoneit dhe iPadit

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Apple kishte shitur vetëm 18.65 milion iPhone, respektivisht gati dyfish më pak. Edhe pse këto janë rezultate shumë të mira, shitja prapëseprapë është më e ulët se gjatë çerekut të fundit të vitit të kaluar kur Apple pati shitur 37 milion iPhone.

Shitja e iPad pati rritje më të madhe, respektivisht nga 4.69 milion të vitit të kaluar në 12 milion copë këtë vit.

Analistët gjithashtu paralajmërojnë rritjen e shitjes së iPhoneit, në veçanti pas paraqitjes së iPhone 5 më vonë gjatë vitit. Në tërësi pritet që gjatë këtij viti Apple të shes rreth 138.2 milion iPhone dhe 69.9 milion iPad. /Telegrafi/

Exit mobile version