Telegrafi

Shitje e dobët e televizorëve 3D Regza GL1

Entuziazmi fillestar i prodhuesve të televizorëve gjatë paraqitjes së modeleve 3D ka rënë shpejt me rezultatet e shitjes. Kërkesa për televizorët tredimensionalë në përgjithësi është më e ulët sesa pritjet e prodhuesve, e blerësve u pengojnë mungesa e përmbajtjeve dhe syzet e posaçme, të cilat janë të nevojshme për ta përjetuar pamjen tredimensionale.

Mu për këtë arsye prodhuesi Toshiba muajin e kaluar ka lansuar televizorët tredimensionalë nga linja Regza GL1 për të cilët syzet e posaçme nuk janë të nevojshme, mirëpo rezultatet e shitjes po ashtu janë më të ulëta sesa që pritej. Kompania kishte planifikuar të shesë 1.000 njësi të modeleve 20-inçëshe e po aq edhe të modeleve 12-inçëshe, e shifrat e fundit kanë qenë gjithsej 500 televizorë 20-inçësh e edhe më pak prej atyre me diagonale 12-inçëshe.

Megjithatë, Toshiba pret rezultate më të mira në periudhën e ardhshme, përderisa shefi i njësisë Visual Products Masaaki Osumi vlerëson se deri tek rritja e shitjes do të mund të vihej me paraqitjen e modeleve me diagonale më të madhe të ekraneve prej 56 e 65- inçëshe. /Telegrafi/