Prodhuesi i çipave, Intel planifikon të reduktojë numrin e punonjësve, sigurisht në mijëra, pasi kjo kompani po ballafaqohet me rënie të shitjes së kompjuterëve, shkruan Bloomberg News.
Largimet nga puna do të zyrtarizohen në fund të këtij muaji, e disa prej divizioneve të Intel, përfshirë atë të shitjes dhe marketingut, mund të mbesin pa 20 për qind të punonjësve, transmeton Telegrafi.
Kjo kompani gjatë korrikut kishte 113.700 të punësuar, e në anën tjetër nga Intel kanë refuzuar të japin ndonjë koment lidhur me këtë çështje.
Në po të njëjtin muaj, kompania zvogëloi prognozat për shitje, pasi që rezultatet nga tremujori i parë tregonin për rezultate të dobëta në shitje.
Inflacioni i madh, hapja e shkollave dhe shumë faktorë tjerë bënë që njerëzit të shpenzojnë më pak në kompjuterë.
Prodhuesit e çipave gjithashtu ishin nën presion të madh nga masat anti-COVID, si dhe lufta në Ukrainë që ndikon në zinxhirin furnizues. /Telegrafi/