Telegrafi

Shitje dhe fitime të dobëta për Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Plus

Fitimi neto në kompani ishte 49 miliardë dollarë, apo për 8 për qind më i ulët me periudhën e njëjtë e një viti më parë, ndërsa shitjet ranë 7 për qind, tha kompania të mërkurën.

Shifrat janë në përputhje me pritjet e publikuara nga Samsung në fillim të këtij muaji.

Në tregun global të telefonave mobil, një zonë e udhëhequr nga Samsung deri kohët e fundit, popullariteti i Apple iPhone 6 dhe 6 Plus dhe rritja e telefonave me kosto më të ulët nga kompanitë kineze e ka shtrydhur kompaninë Samsung në të dyja segmentet e tregut ku ajo do të duhej të rritej.

Kompania tha se shitjet e Galaxy S6 dhe S6 Edge ishin më të ulëta se sa pritej. (Telegrafi)