Site icon Telegrafi

Shitja vjetore e nuseve në Bullgari

Ai që dëshiron të blej nusen e tij duhet tu paguaj një shumë bukur të majme prindërve të saj. Secila nuse dëshiron burrë të pasur.

"Ne i dërgojmë bijat tona në këso tubimesh në mënyrë që djemtë të mund t’i shohin, sepse nuk u lejojmë fëmijëve tonë të shkojnë nëpër diskoteka", ka sqaruar Elena nga qyteti bullgar Kapitan Andreevo.

Ky pazar i çuditshëm gjendet në fshatin Mogila. Çmimi i një nuse është disa mijëra euro, konfirmojnë prindërit e tyre krenarë.

Në ceremoni nuk marrin pjesë vetëm bijat dhe prindërit, por aty çdo vit tubohen të afërmit e tyre për të luajtur, për të ngrënë ëmbëlsira dhe për të parë të porsamartuarit se si vallëzojnë mbi automjete, të cilët në atë mënyrë shfaqin lumturinë e tyre.

Këtë vit rreth 2.000 romë nga pjesët jugore të Bullgarisë janë tubuar në këtë ceremoni.

Exit mobile version