Telegrafi

Shitja ndërkombëtare e iPad 2 fillon më 25 mars

Mirëpo, pasi që sasia ishte e limituar, shumë adhurues të kësaj pajisje kishin mbetur duke pritur dhe pa gjasa për ta poseduar një të tillë.

Si pasojë e sasisë së limituar të iPad 2 në SHBA, thuhej se lansimi ndërkombëtar i këtij tableti do të vonohej, mirëpo duket se kjo megjithatë nuk do të ndodhë, pasi që Apple posa e ka konfirmuar se iPad 2 do të fillojë të shitet në 25 shtete të ndryshme të botës, më 25 mars 2011.

Sot, Apple ka paralajmëruar se iPad 2 do të fillojë të shitet në 25 vende të ndryshme të botës, nga dita e premte, dhe kjo pajisje thuhet se do të jetë në dispozicion tek të gjitha dyqanet zyrtare të kompanisë, si dhe tek distributorët e autorizuar të Apple.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse radhët do të jenë të gjata sikurse në SHBA, pasi që edhe evropianët janë po aq entuziastë për këtë tablet, sa edhe adhuruesit e flaktë amerikan të iPad 2. / Telegrafi /