Telegrafi

Shitja e SharrCemit e rregullt

Reagimet për shitjen pa tender të SharrCemit si nga shoqëria civile ashtu edhe nga kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, nuk i kanë shqetësuar anëtarët e bordit të AKP-së. Ata u shprehën të bindur se kanë bërë atë çka parashihej në kontratën mbi komercializim.

Kryetari i Bordit Dino Asanaj, tha se kanë qenë të detyruar të respektojnë kontratën ndërkombëtare.“Ligji është shumë I qartë dhe ne si shtet I ri duhet treguar se ne I respektojmë kontratat, I respektojmë ligjet ndërkombëtare, e respektojmë ligjin për investitorë të huaj”, theksoi Asanaj.

Sipas tij, synim i AKP-së vitin e ardhshëm është privatizimi i Brezovicës, ku për këtë qëllim do të mbahet një konferencë ndërkombëtare për investitorë.

Bordi i AKP-së njoftoi se nga privatizimi deri tani janë mbledhur mbi 500 milionë euro. /Telegrafi/