Telegrafi

Shitja e Sharr Cemit, pa dijeninë e komunës

Sipas një reagimi për media thuhet se si ekzekutiv i komunës së Hanit të Elezit, përmes mjeteve të informimit publik jemi informuar se ne territorin e komunës së Hanit të Elezit është shitur fabrika e çimentos Sharr Cem,

“Ne si ekzekutiv i komunës kërkojmë nga të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare në Kosovë që kjo çështje e shitjes së Sharr Cem-it të pezullohet për një kohë deri sa në Kosovë të formohen institucionet e Republikës së Kosovës të dala nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 12 dhjetor e më pastaj kjo çështje të ngritët në institucionin ma te lartë të vendit në Parlamentin e Kosovës sepse nuk kemi te bëjmë me një ndërmarrje të vogël por kemi te bëjmë me një gjigant ekonomik te vendit”, thuhet në reagimin e kryetarit Suma.

Kjo fabrikë gjatë veprimtarisë së vet përveç anëve pozitive që ka punësuar mbi 700 punëtorë, ka pasur edhe anët e saja negative sepse ka qenë ndotësi më i madh i ambientit, ku Hani i Elezit llogaritet ndër tri vendet e para më të ndotura në Republikën e Kosovës, por e tëra kjo është duruar vetëm e vetëm që qytetarët të sigurojnë kafshatën e gojës edhe përkundër asaj se është dëmtuar shëndeti i punëtorëve dhe i qytetarëve të Hanit të Elezit.

Kjo fabrikë nga viti 2000 ka qenë e komercializuar nga një kompani zvicerane për 10 vite por vetëm 6 muaj para skadimit te kontratës dhjet vjeçare u ndërrua pronari për të vazhduar me dallaveret për blerjen nga kompania greke “Titan” për 30 milionë euro, ku vetëm fitimin vjetor kjo fabrikë deri me tani e ka patur 20 milionë euro.

“Reagimi ynë ka të bëjë me atë se përpos çmimit shumë të ulët dhe pa asnjë konkurrence që kjo fabrikë i është dhënë kompanisë greke, nuk janë shikuar fare interesat e punëtorëve ku punëtorët mashtrohen se do të mbeten në punë edhe për tre vite tjera. Shtrohet pyetja ku do të shkojnë pas tre vitesh këta punëtorë. Ata pas tre vitesh nuk do ta kërkojnë as AKP-në e as Haxhi Arifin por do të vijnë para komunës ku do të kërkojnë punë”.

Shitja e fabrikës Sharr Cem është bërë në kohë jo të duhur, në momentin kur në Kosovë mbahen Zgjedhjet Parlamentare për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, është bërë pa tender ku është eliminuar konkurrenca që nuk ka qenë dukuri normale në Kosovë si dhe nuk janë marr për bazë as kërkesat e punëtorëve e as ato të institucioneve komunale që punojnë në interesin e qytetarëve të komunës. /Telegrafi/