Telegrafi

Shitja e HTC M7, prej 8 marsit?

Mirëpo, tani sipas HTCSource thuhet se HTC do të fillojë me shitjen e modelit të ri të telefonit prej 8 marsit 2013, dhe kjo datë me sa duket do të vlejë për kontinentin evropian fillimisht, për tu pasuar edhe me vendet tjera, duke përfshirë SHBA-të.

Sipas njoftimeve të deritashme,  HTC M7 vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.7 inç, ndërfaqen full HD me 1920 x 1080 piksel, si dhe Android Jelly Bean dhe procesorin quad core 1.7GHz Qualcomm Snapdragon S4 Pro. / Telegrafi /