Barcelona raportohet se dëshiron ta shesë Philippe Coutinhon pas një sezoni zhgënjyes.
Braziliani duket se nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit kataluans dhe pritet që të largohet gjatë verës.
Lojtari arriti në Camp Nou një vit e gjysmë më parë për 120 milionë euro dhe 40 milionë euro do të duhet të paguajnë katalunasit në rast se arrijnë suksese.
“The Guardian” ka zbuluar klauzolën në të cilën thuhet se blaugranave do t’i kushtoj braziliani pesë milionë euro për kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonën e parë dhe po aq të tjera për sezonin e dytë.
Një tjetër pesë milionësh vjen pasi ka luajtur 25 ndeshje, por 20 milionë euro do të vijnë pas 100 paraqitjeve dhe 5 milionë euro do të ishin pas fitimit të Ligës e Kampionëve.
Ndryshe, Coutinho është paraqitur në 74 ndeshje për klubin dhe në rast të shitjes, marrëveshja do t’i kushtonte klubit 135 milion euro dhe jo 160 milionë euro. /Telegrafi/