Telegrafi

Shitja e alkoolit vetëm me liçencë

Prej sot ndalohet shitja e pijeve alkoolike (duke përfshirë edhe verën dhe birrën) nëpër shitore në përbërje të pompave të benzinës, tregjeve të gjelbërta dhe kioskëve.

Nëse Inspektorati shtetëror i tregut vertëton se bëhet shitja e pijeve alkoolike në kundërshtim me ligjin, aty për aty do të shqiptojë ndalesë për punë prej 7 ditëve për tregtarë-personat fizik, gjegjësisht 15 ditë për tregtarë-persona juridik dhe do t’i konfiskojë pijet alkoolike.

Për këtë kundërvajtje parashihen edhe gjoba deri në pesë mijë euro për personin juridik, 600 për personin përgjegjës, 400 euro për person zyrtar dhe 500 euro për person fizik.