Site icon Telegrafi

Shiti virgjërinë për dy milionë funte, për 23-vjeçaren “luftoi” edhe një futbollist – por fitoi një politikan japonez (Foto/Video)

Një modele e re që ka nxjerrë në shitje virgjërinë në internet, pretendon se ka siguruar shumën prej 2 milionë funteve.

Mahbuba Mammadzada, 23-vjeçe nga Azerbajxhani, u bë kryelajm gjatë vitit të kaluar kur deklaroi publikisht se ka nxjerrë në shitje virgjërinë, kurse këtë javë kjo marrëveshje është arritur për 2 milionë funte, transmeton Telegrafi.

Sipas agjencisë Cinderella Escorts, “fituesi” i paemëruar është një “politikan nga Tokio e Japonisë”, derisa në “garë” ishte edhe një avokat nga Londra si dhe një futbollist i Mynihut të Gjermanisë.

“Fituesit” i lejohet që modelen Mammadzada ta dërgojë tek mjeku për tu siguruar nëse është ende e virgjër, para se të shkoj me të në shtrat në një hotel në Gjermani.

Agjencia Cinderella Escorts pritet të marrë 20 për qind të shumës së ofruar për virgjërinë e modeles nga Azerbajxhani si pjesë e marrëveshjes paraprake.

Mahbuba që punon dhe vepron në Turqi, kishte nxitur reagime të ashpra gjatë verës së kaluar kur publikisht pranoi se planifikon ta nxjerr në shitje virgjërinë, duke thënë se dëshiron ta bëjë “krenare” të ëmën.

“Nëna ime ka bërë gjithçka për mua, tani është radha ime. Dua që ajo të jetë krenare me mua.

Mahbuba është një nga modelet më të suksesshme të Azarbajxhanit, por kishte pranuar se ka nevojë për para për të paguar për shtëpinë e të ëmës dhe të fejuarit si dhe për studime jashtë vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version