Telegrafi

Shiti substanca narkotike dhe falsifikoi para, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.F për shkak të veprës penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe veprën penale Falsifikimi i parasë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit e ka aprovuar si të  bazuar dhe të njëjtit i  ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj,  masa e paraburgimit të pandehurit  A.F i caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, e 1.2,  pikat , 1.2.1 dhe 1.2.3   të KPP-së”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake vendosi që të caktoi masën  e paraburgimit  për të pandehurin A.F, si masë e cila tani për tani është e domosdoshme dhe efektive me qëllim të pamundësimit të përsëritjes së veprave penale nga ana e të pandehurit dhe  zhvillimit të pa penguar të kësaj çështje penale.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/