Një burrë në qytetin Guangdong të Kinës hodhi para në rrugë kur shiti një stoli prej ari të cilën ia ktheu ish e dashura e tij.
Si duket i thyer pas ndarjes, ai vendosi ta shiste dhuratën që dikur i kishte bërë të dashurës dhe këto para i hodhi në rrugë, transmeton Telegrafi.
Ai e kishte shitur stolinë për 2,060 dollarë dhe po i hidhte ato në ajër pasi mendonte se më nuk kishin asnjë vlerë.
Ndonëse njerëzit aty pranë u përpoqën t’i ndihmonin atij të mblidhte ato para, ai refuzonte dhe i hidhte gjithsesi.
Më pas, i erdhi familja në ndihmë dhe u përpoqën ta ndalonin. Më pas thuhet se kishin hyrë përsëri në dyqanin pranë dhe e blenë stolinë përsëri. /Telegrafi/