Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Xërxë të Rahovecit ka arrestuar një person pasi që i njëjti në barnatoren e tij kishte shitur barna me çmime të ngritura.
“Është raportuar se gjatë kontrollit në barnatoren e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime të medikamenteve të ndryshme të cilat dyshohet se kanë qenë duke u shitur me çmime të ngritura. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/