Site icon Telegrafi

Shitet veza më e madhe në botë

Veza e cila paraqet një antikitet të rrallë është më e madhe se topi për ragbi derisa vëllimin e ka prej 91.5 centimetrash kub. Ajo është gjetur nga gjuetarët rreth vitit 1600, derisa është rreth 300 herë më e madhe sesa veza e pulës.

Duncan Phillips, organizator i panairit të antikiteteve në Chelsea, ku veza i është paraqitur publikut, ka deklaruar: "Kjo është veza më e madhe për të cilën dihet. Vezët e shpendit elefant janë shumë të rralla, e kjo është më e madha që njeriu e ka parë ndonjëherë".

"Koleksionistët dhe dizajnuesit e enterierit e çmojnë jashtëzakonisht shumë këtë vezë, derisa në treg diçka e ngjashme me siguri nuk do të paraqitet gjatë 50 viteve të ardhshme", vlerëson Phillips.

Exit mobile version