Site icon Telegrafi

Shitet vetura më e shpejtë në SHBA për një çmim marramendës

Pronari i NASCAR ka blerë një tjetër Corvette, duke ia shtuar koleksionit të tij prej 100 modelesh.

Rick Hendrick shpenzoi 3.7 milionë dollarë për të siguruar Chevrolet Corvette ZR1 të parë të prodhuar për shitje me pakicë dhe të shitur përmes ankandit vjetor Barrett-Jackson në Scottsdale.

“Dashuria ime për Corvette kthehet në kohën kur isha adoleshent dhe ishte dashuria për të që më futi në biznesin e automobilave”, tha Hendrick.

Shtesa më e re në koleksionin e Hendrick përmban LT7 të ri; një motor V-8 DOHC 5.5 litra, me turbo të dyfishtë.

ZR1 ishte artikulli i ankandit me fitimin më të lartë së fundmi.

Ngjarja mblodhi 5.2 milionë dollarë për bamirësi dhe fondet u caktuan për të ndihmuar të prekurit nga zjarret dhe uraganet në SHBA gjatë 2024.

Ndryshe, ZR1 2025 është Corvette më e shpejtë dhe më e fuqishme e fabrikës ndonjëherë.

Ajo mund të arrijë 96 kilometra në 2.3 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 375 km/h, duke prodhuar kështu 1,064 kuaj fuqi. /Telegrafi/

Exit mobile version