Telegrafi

Shitet vetura e parë elektrike Batmobile, atë e dizajnoi një student i arkitekturës nga Vietnami – është qind për qind punë dore

Një student i arkitekturës nga Vietnami ka arritur ta prodhoj versionin e parë në botë të veturës elektrike Batmobile.

Dizajneri i tij Ngujen Dak Chung është bazuar në skicat e versionit origjinal të Batmobile “Tumbler”, që u përdor në trilogjinë e filmit të Christopher Nolan, transmeton Telegrafi.

Ai dhe ekipi i tij filluan me strukturën e punuar nga çeliku, e më pas i vendosën panelet – duke kompletuar veturën.

Ata përdorën një sërë materialesh siç janë çeliku, ndërsa shumica e pjesëve të Batmobile janë plotësisht punë dore, përjashtuar disa që janë shtypur me precizitet të paparë me printer 3D.

Vetura elektrike peshon më pak se 600 kilogramë dhe mund të zhvillojë shpejtësinë maksimale prej 105 kilometra në orë.

Ngujen gjithashtu ka përdorur teknologjinë e avancuar në Batmobile – duke bërë që dyert të jenë hidraulike në mënyrë automatike dhe kontrollohen me pult nga distanca.

Ka katër kamera për pamje 360 shkallë që ndihmon shoferin në komunikacion në veçanti për ata më pak përvojë që kanë problem të parkohen në hapësira të ngushta.

Atij dhe ekipit i janë nevojitur më shumë se 10 muaj që të prodhojnë motorin elektrik, dhe tërë mjetin motorik e kompletuan pas dy viteve.

Batmobile është ekspozuar në galerinë Van Daril në Ho Shi Min në Vietnam, ku mund të informoheni më shumë nëse jeni të interesuar për një mjet të rrallë motorik. /Telegrafi/