Kompania Hystead Limited nga Britania e Madhe në bashkëpronësi me Hyprop Investments Limited dhe PDI Investment Holdings Limited e kanë blerë qendrën tregtare Skopje City Mall nga Balfin Finance BV nga Amsterdami për 92 milion euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëllimi ynë është të posedojmë portfolio të shoping qendrave me cilësi të lartë në Evropën Juglindore. Maqedonia është e vogël, ekonomi e hapur e cila ka bërë hapa të mëdha për përforcimin e ekonomisë gjatë dekadës së fundit. Sipas vlerësimeve të Bankës botërore, rritja reale e BPB të Maqedonisë është 3,3 për qind për vitin 2017. Shkalla e lartë e dhënies me qira, numrit premtues të vizitorëve, kombinimi i balancuar i qiramarrësve dhe mundësi për zgjerim të Skopje City Mall janë garanci për atraktivitetin e investimit”, tha drejtori ekzekutiv i Nurgor, Pieter Prinslo, i cili pret që ky investim t’i rrisë të ardhurat e kompanisë.
Ai shtoi se ekipi ekzistues i menaxherëve të qendës tregtare do të mbetet me qëllim që të mbahen shkathtësitë kritike.
Strategjia e Nurgor për Evropën Juglindore është që t’i blejë shoping qendrat dominante përmes Hystead. Nurgor ka pjesë prej 60 për qind në Hystead, ndërsa PDI, kompania e përfaqësuar nga Luis Norval, e posedon pjesën tjetër me 40 për qind.
Skopje City Mall ka 37.600 metra katrorë bruto sipërfaqe për dhënie me qira dhe 137 qiramarrës, mes të cilëve edhe Zara, Teranova, Koton, LC Vaikiki, Bershka, Nju-Jorker, dhe Fashion&Frends. /Telegrafi/