Site icon Telegrafi

Shitet shtëpia rezistuese ndaj shpërthimit atomik

Inxhinieri 56-vjeçar kishte ndërtuar shtëpinë në afërsi të Brixhamit në Devon. Thomas u tha medieve se nga frika e sulmeve atomike ai më 1985 ia kishte shtuar shtëpisë edhe një strehimore e cila të përkujton në atë të filmit “Blast From the Past”.

Bunkeri i nëndheshëm ka 28 metra katrorë, me mure të trasha 80 centimetra, është i pajisur me gjashtë shtretër dhe ujë e ushqim të mjaftueshëm për një familje që të jetojë një muaj rresht.

Bunkeri i nëndheshëm është i pajisur me një sistem zviceran ajrimi, tepihë dhe drunj që ruajnë më mirë temperaturën, rezervuarin me 1.400 litra ujë dhe kanalizimin. Thomas poshtë ka edhe telefonin, televizionin, DVD playerin, furrën mikrovalë, dhe shumë lojëra e libra të ndryshme. Shkurt, blerësi fatlum me siguri do të ndihet rehat në shtëpinë e re edhe në kristë kiameti. /Telegrafi/

Exit mobile version