Michael Jackson edhe pse i vdekur vazhdon t’i sjell para familjes së vetë.
Në fakt, tash e sa kohë gjësendet e legjendës së ndjerë të Pop Muzikës, po dalin në ankande të ndryshme në Amerikë.
Së fundi, xhaketa e zezë e këngëtarit, të cilin e kishte të veshur në turneun e parë të koncerteve, “Bad”, u shit për një shumë tri herë më të lart se sa vlera e saj.
Artisti xhaketën e kishte veshur nga viti 1987 deri në vitin 1989, gjersa ‘mbreti’ e kishte nënshkruar në anën e pasme me një shënues të përhershëm argjendi.
Xhaketa “Bad” është shitur për 298 mijë dollarë dhe paratë e fituar thuhet se do të shkojnë për bamirësi.
Kujtojmë se një xhaketë tjetër ngjyrë të kuqe e Jacksonit, ishte shitur në vitin 2011 hiq më pak se 1.8 milion dollarë.
Ajo u shit nga biznesmeni dhe filantropisti i Teksasit, Milton Veret, së bashku me rreth 100 sende të tjera nga koleksioni i tij i relikeve të Rock ‘n Roll. /Telegrafi/
Michael Jackson’s ‘Bad’ tour jacket sold at auction https://t.co/d8RJus76Fc pic.twitter.com/P1BnoaEBZZ
— Reuters Top News (@Reuters) November 11, 2018