Site icon Telegrafi

Shitet revolveri i Al Capones

Revolveri Colt .38 është punuar në maj të vitit 1929 vetëm disa muaj para se gangsteri i famshëm Al Capone të urdhëronte vrasjen e rivalëve të tij. Masakra ndodhi në ditën e Shën Valentinit.

Revolveri i Al Capones shitet nga një koleksionues i cili posedon edhe letrën të cilën e ka nënshkruar vetë Al Capone. Kjo letër i jep autenticitetin edhe revoles. Al Capone dominoi nëntokën e Chicagos deri në arrestimin e tij më 1931 për shkak të evazionit fiskal. Ai vdiq më 1947.

Në ankandin i cili pritet të mbahet më 22 qershor do të shitet edhe pistoleta e kriminelit amerikan Thomas Coleman “Cole” Younger i cili ka qenë anëtar i banës së Jamesëve, vëllezërve Frank dhe Jesse James. Pritet që kjo revole të arrijë çmimin 98.000 euro. /Telegrafi/
 

Exit mobile version