Prodhuesi amerikan i video-lojërave Activision Blizzard Inc do të blejë kompaninë King Digital Entertainment, e cila është krijuese e lojës së famshme “Candy Crush Saga”.
Marrëveshja kap vlerën prej 5.9 miliardë dollarësh.
Përfshirja e lojërave mobile të Kingut do ta bëjë Activision lider global në argëtimet interaktive në telefonat mobilë.
Activision ka thënë se firma e kombinuar do të ketë më shumë se gjysmë miliardi përdorues aktivë në muaj, në 196 vende.
Marrëveshja pritet të kompletohet në çerekun e dytë të vitit 2016. /Telegrafi/