Një demo-incizim i David Bowiet që është realizuar kur ai ishte 16-vjeçar është shitur në një ankand në Britani të Madhe për 40.000 funte (45.000 euro).
Kur doli në ankand incizimi, u raportua se pritej të shitej deri në 120.000 euro, megjithatë, shtëpia e ankandeve “Omega” është shprehur e kënaqur me çmimin e shitjes.
Para se të bëhej i njohur, Bowie edhe pse kishte ambicie për t’u bërë saksofonist, kishte rënë dakord që të jetë vokalisti kryesor i grupit “The Konrads” dhe kishin regjistruar një kasetë demo në një studio të vogël në jug të Londrës.
Në demo, këngëtari i ndjerë dëgjohet duke kënduar “I Never Dreamed”, ndërsa studioja ku u incizua kënga nuk e kishte vlerësuar potencialin e zërit të tij.
@LippyKidMusic @maryannehobbs @BBC6Music David Bowie auction: First-known studio recording sells for nearly £40,000 https://t.co/CVpDR2IVZM
— Greg Farndon (@GregFarndon) September 12, 2018
Për më shumë, bendi “The Conrads” nuk e kaloi audicionin e shtëpisë incizuese, ashtu që një vit pas Bowie u largua nga grupi.
Incizimi ishte gjetur në nënkulmin e një shtëpie më herët gjatë këtij viti, ndërsa realizimi është bërë në vitin 1963.
Në ankand janë shitur edhe diçka skica promovuese të tij, së bashku me fotografitë dhe dokumentet e grupit rreth 17.130 funte (19.228 euro), derisa posteri i pari i “The Konrads” nga viti 1963 është shitur për 6.600 funte (7.409 euro). /Telegrafi/