Site icon Telegrafi

Shitet “ora më e rëndësishme në botë” e Patek Philippe

Ora Henry Graves Supercomplication, e krijuar në vitin 1933 nga Patek Philippe për bankierin Henry Graves, u shit nga shtëpia e ankandeve Sotheby në Zvicër.

Shitja theu rekordin e mëparshëm që mbahej nga po kjo orë, e cila në vitin 1999 iu shit sheikut Saud Bin Mohammed Bin Ali Al-Thani të Katarit, për 11 milion dollarë. Por sheiku nuk i transferoi kurrë paratë, kështu që Sotheby e nxorri orën për herë të dytë në ankand këtë vit që ishte dhe 175 vjetori i Patek Philippe, duke arritur këtë shifër marramendëse.

Termi komplikim është në fakt një term teknik që i referohet çdo aspekti tjetër të orës që nuk ka si funksion vetëm të tregojë kohën. Vepra, që është quajtur “ora më e rëndësishme në botë” dhe “një nga mrekullitë e botës” ka plot 24 komplikime të tilla. Këto përfshijnë një zile të vogël që imiton kambanat e Westminster, tregon fazat e Hënës, tregues për perëndimin dhe agimin, rregullator automatik për muajt dhe vitet, ka një hartë të yjeve të qiellit të New York etj.

Ora përbëhet nga 900 pjesë dhe sipas Sotheby është ora e vetme kaq e avancuar e bërë pa ndihmën e kompjuterëve, shkruan Anabel. Patek Philippe i janë dashur tetë vite për t’a krijuar këtë orë. Identiteti i blerësit mbetet i fshehur. /Telegrafi/
 

Exit mobile version