Në fakt, numri më i shtrenjtë i shitur në Emiratet e Bashkuara Arabe është ai “052-2222-222”, si pjesë e një ankandi të organizuar nga telekomi Du, transmeton Telegrafi.
"Numri është shitur për 8.1 milionë dirhemë (2.2 milionë dollarë) për një biznesmen lokal, një rekord i ri në ankand për një numër telefoni celular në Emiratet e Bashkuara Arabe," tha Ahmed Aburahima, nënkryetar i marrëdhënieve qeveritare në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Identiteti i blerësit nuk u bë i ditur. Kompania Du njoftoi se paratë do të shkojnë për bamirësi. /Telegrafi/