Site icon Telegrafi

Shitet ne ankand cigarja e Churchill

Ishte 22 gushti dhe trupat gjermane po hynin në Leningrad. Kryeministri anglez duhet të merrte pjesë në një mbledhje të rëndësishme në Downing Street.

Duke mos pasur kohe ta përfundonte cigaren që po pinte në atë moment, e braktisi. Ajo u mor nga një shërbyes, i cili e mblodhi me një letër dhe ia dha një mikeshës së tij me mesazhin: “Një suvenir i vogël për të përkujtuar të ardhmen e një prej njerëzve më të mëdhenj që ka pasur Anglia”.

Gruaja e kishte mbajtur cigaren deri në vdekjen e saj, pas të cilës e mori e bija, që vendosi ta shesë.

Copa e cigares u ble nga një koleksionist privat nga Norfolk. Mendohej se ajo do të shitej vetëm për 350 funte. /TCH/
 

Exit mobile version