Site icon Telegrafi

Shitet letra e rrallë e Marxit

Një letër shumë e rrallë e shkruar nga filozofi gjerman dhe ideologu i komunizmit, Karl Marx, u shit për më shumë se 53 mijë dollarë në një ankand në Boston.

Letra mban datën 1 tetor 1879 dhe i drejtohet radikalit Collet Dobson Collet.

“Kur u ktheva nga bregdeti e gjeta letrën tuaj të 23 shtatorit. Do të nderohesha sikur të më dërgonit disa kopje të ‘Shpalljeve’ sepse nuk më ka mbetur asnjë”, shkruante Marxi.

Filozofi aludonte për “Shpallja e historisë diplomatike të shekullit XVIII” që u publikua nga “Free Press” nga gushti 1856 deri në prill të 1857.

Letrat e Marxit janë jashtëzakonisht të rralla dhe pothuajse nuk gjenden jashtë institucioneve shtetërore.

Marxi ishte mik me Colletin dhe familjen e tij. Collet njihet si personi i cili luftonte që taksat të mos vlejnë për gazetat. /Telegrafi/

Exit mobile version