Para 25 vitesh, kur është lansuar Lamborghini Countach, jo shumë njerëz kanë pasur mundësi ta blejnë.
Por, ata që kanë mundur ta kenë në dispozicion makinën që i përket një edicioni të limituar, nuk kanë hezituar që ta nxjerrin në rrugë për të bërë xhiro, transmeton Telegrafi.
Pos që është i ruajtur në mënyrë ekstreme, ky Lamborghini është vozitur për vetëm 624 kilometra.
Megjithatë, nuk është bërë e ditur se kush është pronari i veturës, apo pse nuk e ka vozitur dhe e ka mbajtur në këtë mënyrë.
Përkundër viteve dhe mungesës së aktivitetit, motori ndizet në momentin që rrotullohet çelësi.
Pas daljes në ankand, do të bëhet i ditur çmimi fillestar që kërkohet për shitjen e makinës. /Telegrafi/