Për të shënuar përvjetorin e 30-të të serisë Diablo, është lansuar një edicion i limituar prej 150 njësive i quajtur SE30.
Pronari i makinës së parë nga ky edicion, ka vendosur që këtë Lamborghini të rrallë ta nxjerr në shitje përmes ankandit, transmeton Telegrafi.
Nuk bëhet i ditur çmimi fillestar, por meqenëse vetura është shumë e mirëmbajtur, pritet të kapë vlerë të lartë.
Madje, asnjë pjesë e makinës nuk është e ndryshuar, ndërsa enterieri duket sikur të mos jetë prekur kurrë.
Kjo Diablo e prodhuar para vitit 1990, ka qenë shumë e përfolur sepse arrinte deri në 300 kilometra në orë, si dhe kishte pamje të veçantë. /Telegrafi/