Për dallim nga veturat tjera që me kalimin e kohës shiten më lirë, modeleve nga Ferrari iu rritet vlera me kalimin e viteve.
Madje, më së shumti kushtojnë ato që i përkasin edicioneve të limituara, apo tjerave që janë shumë të rralla, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ky Ferrari i vitit 1995 që është manual, është shitur në internet për më pak se 40 mijë dollarë.
Nuk dihet nëse pronari ka qenë në vështirësi, por makina e modelit 456 GT, vlen më shumë nga se është 5.5-litra, që jo shumë makina të asaj kohe kanë qenë.
Entuziastët e prodhuesit italian, janë të befasuar se si kjo veturë që ka vetëm 120 mijë kilometra të kaluara, është shitur për këtë çmim.
Por, mësohet se ka pësuar një herë ndeshje, si dhe enterieri i është ndryshuar sepse ka qëndruar në lagështi shumë të madhe. /Telegrafi/