Kjo veturë është gjenerata e parë e Camaro Z/28, e cila është përfshirë nga flakët dhe është djegur tërësisht.
Por, megjithëse nuk ka mbetur asgjë nga Chevroleti që ishte dikur, pronari e ka vënë në shitje dhe po kërkon pesëmijë euro për blerjen e saj, transmeton Telegrafi.
Megjithëse është veturë e rrallë dhe vështirë mund të gjendet, çfarë i nevojitet dikujt e djegur dhe me mundësi të vogla të riparohet?
Pronari nga Detroidi i Shteteve të Bashkuara, po mendon se mund të ketë të interesuar, që janë të gatshëm të japin paratë dhe ta marrin veturën. /Telegrafi/