Telegrafi

Shitet aviokompania greke Olimpic Airlines

Sipas paralajmërimeve, pritet që procesi i privatizimit të mbarojë në tetor, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes u shoqërua me protesta të vogla të punëtorëve të cilët druajnë se do të mbesin pa punë.

Marrëveshja për shitblerje është arritur në kohë të rënies së Bruto-të ardhurave shoqërore, rritjes së borxhit publik dhe deficitit të lartë buxhetor të Greqisë.
Kompania Marfin arriti të fitojë tenderin për të trija degët e aviokompanisë – operacionet e fluturimit, mirëmbajtjen teknike dhe shërbimet në tokë.

Sipas ministrit grek të Zhvillimit Kostas Hatzidakis, "me këtë fillon etapë e re për Olimpik-un, etapë e stabilitetit dhe zhvillimit të mëtejshëm të kompanisë, etapë pa borxhe dhe josiguri të punësuarve, por edhe komplikime me BE-në".

Bashkimi Evropian (BE), në shtator të vitit të kaluar, i aprovoi Qeverisë greke që sivjet ta shesë "Olimpic Airlines" me kush që kjo firmë të kthejë 850 milionë euro.

Ndryshe, marrëveshja nuk garanton ruajtjen e 8.100 vendeve të punës, aq sa ka të punësuar për momentin në Olimpic Airlines.