Hajnin që hyri në një furrë buke në Londër, shitësja u mundua ta ndalonte fizikisht, ndërsa mbante në dorë edhe telefonin dhe kërkonte ndihmën e policisë.
Në të njëjtën kohë, të pranishmit vetëm qeshnin dhe filmonin ngjarjen, pa u përpjekur të ndihmonin, transmeton Telegrafi
Videoja që është larguar prej internetit, e tregon hajnin që hyn në lokal në mes të ditës dhe e mbushë çantën me pije, para se të largohej. Me gjithë ndalimet e shitëses, ai ishte shumë më i fuqishëm dhe arriti të ikte.
Ngjarja është shpërndarë nëpër platforma të ndryshme, për të rritur vetëdijen në dhënien e ndihmës së tjetrit, për dallim prej atyre që rrinë inferiorë dhe nuk intervenojnë. /Telegrafi/