Banka Barclaycard arriti një marrëveshje me Alipay, kompaninë kineze të grupit Alibaba, për të ndihmuar më shumë shitës me pakicë në Britani të Madhe të pranojnë transaksione nga vizitorët kinezë.
Barcklaycard në vend po i trajton afro gjysmën e transaksioneve me karta krediti dhe debiti.
Nga një sondazh del se 93 për qind e turistëve kinezë shprehen se mund të shpenzojnë më shumë në një dyqan që pranon pagesë në telefon të mençur, përcjell Telegrafi.
Visit Britain, organi turistik i Britanisë së Madhe, parashikon se do të ketë 480 mijë vizita nga Kina këtë vit apo 43 për qind më shumë se në vitin 2017.
Vizitorët kinezë priten të shpenzojnë më shumë se 1 miliard sterlina sivjet, ose një rritje 50 për qind në krahasim me vitin e kaluar. /Telegrafi/