Telegrafi

Shitësit nuk e vërejnë vjedhësin e televizorit

Dy ‘bashkëpunëtorë’ i kishin ndihmuar atij që ta lidhte televizorin për trupi para se të largohej nga një dyqan në Munih.

Stafi i shitores nuk e kishte kuptuar se çka kishte ndodhur deri sa e kishin vërejtur se televizori mungonte, dhe pastaj i kishin shikuar xhirimet nga kamerat e vendosura nëpër dyqan.

“Shitësit e kishin kuptuar vetëm atëherë kur e kishin parë se njëri nga televizorët ekspozues po mungonte. Është vështirë të kuptohet se si një person i paarmatosur largohet me një televizor gjigant të ngjitur në trupin e tij dhe nuk tërheq vëmendjen e askujt”, ka thënë një zëdhënës policie.