Site icon Telegrafi

Shitësit e luleve në Shkup të zhgënjyer, “notojnë” mbi ujë në lokacionin e ri (Video)

Përmbytja e krijuar nga shiu, dje u shkaktoi probleme shitësve të luleve. Tashmë disa ditë ata edhe përmes protestës shprehën pakënaqësinë për zhvendosjen e tyre nga një vend në tjetrin. Lokacioni i ri ku janë vendosur shitësit ambulantë nga mosfunksionimi i kanalizimit u mbush me ujë.

Ky faktor nuk u shkaktoi dëme të rënda materiale siç treguan shitësit, porse ua ka larguar blerësit dhe ua ka vështirësuar punën. Të revoltuar dhe të pashpresë nga gjenda e tyre, shitësit ambulantë nuk deshën të flasin para kamerës.

Ata na treguan që me iniciativë të tyre kanë rregulluar me çimento një pjesë të hapsirës, që sado pak të mbrohen nga grumbullimi i ujit. Atyre u është premtuar nga Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit dhe kanalazimit që të hënën ky problem të rregullohet.

“Ujë i madh ka qenë këtu. Dy orë tre nuk kemi mundur ta largojmë ujin. Pastaj filloi uji të dal përmbi lule. Na premtuan që dp ta rrgullojnë kanalizimin, ngaqë kanalizmi qenka shumë I zënë, që para 30 vitesh qenka I prishur. Vështirë ka qenë shumë, vështirësi e madhe. Dje nga uji s’kanë mundur të kalojnë as gratë as të tjerët që kanë qenë këtu. Nuk e dinim se si do të kalojnë nga pjesa tjetër. Ka patur edhe fëmijë ata u frikësuan dhe fillonin të qanin”, tha për TV21, shitësi Zulqefli Qaili.

Exit mobile version