Telegrafi

Shitësit e luleve edhe sot bllokuan rrugët e Bit Pazarit në Shkup

Shitësit e luleve të cilët u zhvendosën nga vendi i tyre i zakonshëm, edhe sot kanë mbajtur të bllokuara rrugët e Bit Pazarit në Shkup, duke shkaktuar kështu kaos në komunikacion.

Ata kërkuan nga Bashkia e Shkupit që të mos injorojnë kërkesat e tyre, duke shtuar se nuk ka hapësirë në tezgat ku janë vendosur tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë se kanë marrë të gjitha masat për sigurimin e rendit në komunikacion dhe se deri tani nuk ka pasur asnjë incident, por pa saktësuar nëse do të ndërmarrin masa për kthimin e gjendjes normale.

Ndërsa nga Komuna e Çairit refuzojnë kërkesat e tregtarëve dhe bëjnë thirrje që të lirohen rrugët dhe të mos shkaktohet kaos në qytet./Telegrafi/