Telegrafi

Shitësi rrezikoi jetën, për të shpëtuar trevjeçaren që kishte rënë në strehën e katit të tretë (Video)

Long është mbiemri i shitësit të një dyqani në Huangzhou të Kinës, që rrezikoi jetën për të shpëtuar fëmijën që kishte rënë nga ballkoni dhe qëndronte në një strehë.

Me të parë se çfarë po ndodhte në katin e tretë, 44-vjeçari i guximshëm u zgjatë dhe kapi trevjeçaren, transmeton Telegrafi.

Raportohet se nëna saj e kishte lënë vetëm, për të blerë disa ushqime, kur ajo ka hapur dyert dhe doli jashtë.

Më poshtë mund të shihni aksionin për shpëtim, teksa të pranishmit duartrokasin të lehtësuar kur përfundon. /Telegrafi/