Kamerat e instaluara brenda një dyqani kanë filmuar momentin rrëqethës, kur një burrë tenton të plaçkit shitësin të cilin e sulmon me kaçavidë.
Roy Davis 58-vjeç futet në dyqan duke mbuluar fytyrën me kapelë, dhe sulmon shitësin i cili refuzon t’ia jap paratë që i kishte në arkë, transmeton Telegrafi.
Por, falë intervenimit të policisë dhe testit të ADN-së që e kanë kryer në sandalen që e kishte pasur mbathur, e kanë identifikuar dhe arrestuar.
Edhe pse i armatosur me kaçavidë, ai arriti të largohet duarthatë nga dyqani, por duket i shkaktuar lëndime trupore shitësit të cilin e ther me kaçavidë në sy që për fat të mirë nuk ia ka humbur shikimin.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Nottingham të Anglisë, kur plaçkitësi është dënuar me tetë vite heqje lirie. /Telegrafi/