Telegrafi

E godet për vdekje në kokë me copëz betoni, burrin që ia kishte zënë rrugën në komunikacion (Foto/Video, +18)

Një burrë i cili merret me shitjen e qumështit, ishte përfshirë në një zënkë me një burrë i cili për pak sa nuk e përplas me një veturë derisa ai po voziste motoçikletën e tij.

Por kjo fjalosje e tyre rezultoi me fatalitet, kur burri i cili për pak sa nuk e goditi e sulmon me thikë dhe shitësi i qumështit duke tentuar t’ia kthej me të njëjtën monedhë, kap një copëz betoni dhe e godet në kokë duke e lënë të vdekur në vend, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamerat e sigurisë, në të cilën shfaqen dyshja duke u fjalosur në rrugë, ku si pasojë eskalon situata dhe fillojnë të sulmojnë njëri-tjetrin.

Sipas policisë kjo ngjarje ka ndodhur në një qytet në Indi, kurse turma që ishte mbledhur rreth tyre nuk ndërhyn fare për të parandaluar fjalosjen e tyre. /Telegrafi/