Posterat pornografik të ngjitura sipër shtratit, ishin gjëja e parë që ranë në sy, nga të interesuarit për të blerë shtëpi.
Pronari që mbetet i paemëruar, nuk është kujdesur kur i ka postuar fotografitë e enterierit, duke shfaqur më shumë se që duhet, transmeton Telegrafi.
“Do të ishte një investim i mirë për ju”, ka përshkruar mes tjerash shtëpinë në Coventry të Anglisë, që po e shet për 85 mijë funte. Mirëpo, ndërtesa e banimit duket të jetë e parregulluar dhe shkaku i pakujdesisë, e dëmtuar në kohë.
“Aty ka jetuar një pervers, që do të fuste makthe nate edhe pse nuk e njoh. Nuk e dua, as sikur të më falet” ishte një prej komenteve, në fotografitë që po qarkullojnë në Twitter.
Më poshtë mund të shihni ambientet tjera të shtëpisë, që lë shumë për të dëshiruar. /Telegrafi/